Sporti

Rumania ‘nuk gabon’, mposht Lituaninë

09/09/2024 22:38
nga:E K

Rumania ka shënuar fitore ndaj Lituanisë.

Rumunët mposhtën Lituaninë me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Lituania i dha pak shpresë Kosovës teksa në pjesën e parë rezultati ishte 1-1, kurse edhe kaluan në avantazh në minutën e 78’të, por goli i tyre u anulua nga VAR.

Realizatorët për rumunët ishin, Mihaila, Marin dhe Mitrita teksa për Lituaninë shënoi, Kucys.

Me këtë fitore Rumania ka 6 pikë si lidere, Kosova e dyta me 3 aq sa ka edhe Qipro në vendin e tretë, teksa Lituania është e fundit pa pikë pas 2 ndeshjeve.

/GazetaBlic Sport/