Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e parë plenare e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.
Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e së hënës ka pasur në shqyrtim 30 pika të rendit të ditës.
Në mbledhjen e sesionit të ri Kryesia e Kuvendit, pas shqyrtimit të shumë pikave të rendit të ditës, ka vendosur që të enjten, më 12 shtator, të mbajë seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.


