Sporti

Bëhemi hor, imazh i keq në botë: Mediat franceze shkruajnë për përjashtimin e Zhegrovës nga kombëtarja!

09/08/2024 17:04
nga:E K

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka reaguar pas përjashtimit nga grumbullimi me Kosovën pas vendimit të FFK dhe Franco Fodas.

Sot gjatë ditës FFK doli me një deklaratë në të cilën shpjegohej se Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Muslija kanë thyer rregullat e grumbullimit dhe për këtë arsye janë përjashtuar nga grumbullimi dhe ndeshja e radhës ndaj Qipros, shkruan GazetaBlic Sport.

Menjëherë pas kësaj në media qarkulluan foto shihej një lojtar i Kosovës i shoqëruar nga një vajzë.

E gjitha kjo nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediat franceze shtet ky në të cilin Zhegrova zhvillon karrierën e tij në Lille.

“Lojtari i Lille dhe dy lojtarë të tjerë kanë dalë në një klub nate dhe kanë shkelur rregullat e përzgjedhjes”, ka shkruar BeFootball.

“Aktualisht me Kosovën për të garuar në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, Zhegrova ka mbetur jashtë përzgjedhjes”, shkruhet në postimin e After Foot RMC.