Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka reaguar pas përjashtimit nga grumbullimi me Kosovën pas vendimit të FFK dhe Franco Fodas.
Sot gjatë ditës FFK doli me një deklaratë në të cilën shpjegohej se Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Muslija kanë thyer rregullat e grumbullimit dhe për këtë arsye janë përjashtuar nga grumbullimi dhe ndeshja e radhës ndaj Qipros, shkruan GazetaBlic Sport.
Menjëherë pas kësaj në media qarkulluan foto shihej një lojtar i Kosovës i shoqëruar nga një vajzë.
Për këtë ka reaguar Zhegrova në Instastory ku shkruan:
“Lajme të pavërteta dhe pa fakte. Do të flas në fushë, shihemi së shpejti”, ka shkruar ai.



