Katër granata dore janë gjetur në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në një perimetër të caktuar, policia i ka evakuuar qytetarët.
“Rreth orës 11:00, kemi pranuar një informatë se në fshatin Kerpimeh të Podujevë, janë gjetur mjete të dyshimta të pashpërthyera. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit të cilat në mënyrë të sigurt i kanë larguar mjetet e pashpërthyera ( 4 granata dore)” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”


