Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Mjull Bathore të Tiranës.
Si pasojë një grua ka mbetur e vdekur.
“Shtetasi D. C., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Y. C., 52 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit.