Lajme

Kurti, Sveçla e Hoxha shijojnë aktivitetet e policisë në sheshet e Prishtinës

09/04/2024 13:23
nga:Sh R

Policia e Kosovës po mban një sërë aktivitetesh në prag të përvjetorit të 25-të të themelimit të saj.

Në sheshet kryesore të Prishtinës sot, janë parë edhe kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori I policisë, Gazmend Hoxha.

Ndryshe, këto aktivitete do të zhvillohen deri në ceremoninë qendrore të policisë e cila mbahet me 6 shtator.