Lajme

Berisha: Sistemi i drejtësisë udhëhiqet nga populistët histerik, gjendja do të përkeqësohet, policinë e kemi pa motiv!

09/02/2024 18:02
nga:N K

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha e quajti të dështuar sistemin e drejtësisë në vendin tonë.

Berisha në një prononcim dhënë për GazetaBlic, ku foli për përleshjen që ndodhi mbrëmë mes dy grupeve, theksoi se sistemi i drejtësisë në Kosovë udhëhiqet nga populist histerik, teksa shtoi se janë të korruptuar.

“Ka dështuar sistemi i drejtësisë, është i korruptuar dhe udhëheqët nga populist histerik”, deklaroi ai.

Berisha tutje tha se, policia është pa motiv dhe e pa autoritet.

“Ka dështuar mpm e udhëhequr nga populist të korruptuar. Policia është pa motiv dhe pa autoritet”, tha ai.

Sipas Berishës, autoriteti i shtetit është zero dhe siç tha ai gjendja do përkeqësohet edhe më tutje.

“Autoriteti i shtetit zero dhe gjendja do të përkeqësohet edhe më tutje”, përfundoi deputeti nga AAK-ja, Bekë Berisha.

/GazetaBlic/

Bajqinovci thotë se ka dështuar sistemi i drejtësisë: Duhet të rriten dënimet për personat që mbajnë armë ilegale