Lajme

Pesë persona në gjendje të rëndë pas gjuajtjeve me armë në Prishtinë – flet mjeku kudestar në QKUK

09/01/2024 23:20
nga:Lorik J

Pesë persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri që ndodhën sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë.

Kështu ka deklaruar për Tëvë1, mjeku kujdestar Avdush Bajgora.

Bajgora tha se ata janë duke u trajtuar me emergjencë.

Ndërkohë, nga burime jozyrtare thuhet se nga gjuajtjet me armë ka mbetur i vdekur një person