Sporti

Salah pas fitores ndaj Man United: Ky mund të jetë viti im i fundit në Liverpool, po e shijoj

09/01/2024 19:21
nga:Lorik J

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitoren e radhës në derbin e Premierligës ndaj Manchester United.

Liverpool ka fituar ndaj Manchester United me rezultatin e thellë 0-3, për të arkëtuar tre pikët e radhës në Premierligë, shkruan GazetaBlic Sport.

Salah ishte i jashtëzakonshëm me 1 gol dhe 2 asistime, por pas ndeshjes tha se ky mund të jetë viti i tij i fundit tek ‘Reds’.

“Siç e dini, është viti im i fundit në klub. Dua ta shijoj. Mund të jetë hera ime e fundit në Old Trafford. Askush nuk ka ardhur tek unë në klub për një kontratë të re. Është ndeshja ime e fundit këtu me Liverpool-in”, tha Salah për Sky Sports.

/GazetaBlic Sport