Lajme

Si manifestohen rezultatet e ndikimit rus në Kosovë?

09/01/2024 12:03
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

Ndikimi rus (përmes agjenturave të dezinformimit) në rajon (veçmas në Kosovë) ka rezultate mesatare, në tre fusha:

1.
Fabrikimi i “të vërtetës” tashmë të përqafueme edhe nga politika e naltë kosovare 20-vjet shkatrrim; se komandantët e UÇK-së papërjashtimisht janë batakçi dhe se shteti kosovar nuk po funksionon, tue rrënue kështu themelin e legjitimitetit të luftës për Kosovën, përfshi edhe inkriminimin e NATO-s.
Dhe në këtë kontekst publikimi i dendun i Fake News rreth e për Kosovën.

2.
Ri-islamizimi masiv i popullsisë jo-ritualiste dhe mërgatës kosovare dhe disa qyteteve në Kosovë (posaçëm përfshimja e moshave të reja në aktivitete fetare!?); financa të dyshimta (mercenarizëm) që nën petkun e islamit promovojnë selafismin universalist por edhe nacionalizëm panarab që vjen si antisemitizëm (sentimenti për Gaza-n) dhe aty-këtu âsht ringjallë edhe botëkuptimi neoosmaniste.

3.
Minimi i marrdhanueve me Amerikën, (që hapun po mbështetet nga nivele të nalta politike) nën prizmin e sovranizimit si dhe përplasja e lidershipit kosovar me BEnë dhe sidomos kursi që e largon Kosovën nga integrimi në NATO.

P.S.
Historiani amerikan Jason Steinheur, i cili së fundmi mori pjesë në një konferencë mbi këtë temë në Kosovë, në një intervistë për VoA tha se bâhet fjalë për nji plan rus që ka për qëllim të minojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkume dhe Bashkimit Eropean dhe ta largojë rajonin nga rreshtimi me aleancën transatlantike.