Skuadra e Dukagjinit ka siguruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës.
Kjo skuadër triumfoi me rezultat 0 me 2 ndaj Feronikelit ’74, shkruan GazetaBlic Sport.
Ilir Syla dhe Ebrimma Jatta shënuan golat për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi.
Kjo është fitorja e dytë radhazi për Dukagjinin, pas asaj në ndeshjen e xhiros së kaluar ndaj Gjilanit.
/GazetaBlic Sport/


