Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agon Batusha në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua rreth çështjes së Urës së Ibrit, ndonëse shefi i tij, Kurti tash e një javë, pra nga vizita e shefit të CIA-s, nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje.
Batisha tha se hapat teknikë tashmë të përfunduar tregojnë se ura ka gjendje të mirë tenike për qarkullim të makinave.
“Vëmendje apo përmendje më të madhe ka pasur, sepse ka pasur lëvizje në urë nga autoritetet shtetërore. Të gjitha hapat teknik kanë përfunduar dhe gjitha tregojnë që ura është në gjendje të mirë teknike për qarkullim të makinave”, deklaroi ai.
Sipas Batushës hapja finale e Urës së Ibrit është vetëm çështje kohe apo date.
“Poashtu, mirëmbajtja pamore dhe fizike ka përfunduar. Rrjedhimisht është çështje kohe apo date për hapjen finale”, potencoi deputeti.
Batusha theksoi se diskutimet me aleatët po bëhen dhe se siç tha ai ura do të hapet shpejt .
“Diskutimet me aleatët po vazhdojnë, planifikimet po bëhen dhe shpejtë do hapet ura”, përfundoi deputeti ngs LVV-je, Agon Batusha.
/GazetaBlic/


