Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot bashkë me gruan e tij ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë’, në Qendrën e Dokumentimit Kosovë, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.
Abdixhiku ka thënë se kjo ishte ndër vizitat më të vështira që kanë realizuar.
Ai ka thënë se kjo dhimbje vazhdon edhe dhe sot, kur mbi 1600 kosovarë vazhdojnë të mbesin të zhdukur një çerek shekulli pas përfundimit të luftës.
Postimi i plotë:


