Lajme

Bajqinovci: Lëvizja Vetëvendosje i ka 50% në çdo sondazh, gara është për vendin e dytë mes PDK-së dhe LDK-së!

08/30/2024 13:30
nga:Y I

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson do ta mposhtë lehtë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme.

“Gjë më të lehtë se për t’u përgatitur për këto zgjedhje për opozitën nuk ka, nuk ka nevojë për fushatë… ka qenë e vështirë zgjedhjet e kaluara, sepse s’ke pas cka me thënë, s’ke pas indeks krahasus të llojit të qeverisjes, e ke marrë në rrënojë dhe e ke ndërtu deri këtu. Tash kemi indeks krahasimi, vec e merr Albin Kurtin e lëshon, ai i jep gjithë zotimet ja qet listën knej cila është kry” ka deklaruar Berisha raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci tha se nuk ka garë për vendin e parë pasi puna e mirë që sipas tij ka bërë LVV-ja e rendit atë me 50% në të gjitha sondazhet.

“Nuk ka garë për vendin e parë ajo dihet sepse VV-ja e ka kete vend, kjo është e qartë. Puna e mirë e qeverisë ka treguar që Lëvizja Vetëvendosje i ka 50% në çdo sondazh, qoftë të brendshëm apo të jashtëm” tha Bajqinovci për “Gazeta Blic”.

Ai tha se gara e fortë do të zhvillohet për vendin e dytë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.

“Garë e rreptë për vendin e dytë do të zhvillohet mes PDK-së dhe LDK-së” përfundoi përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”, deputeti i LVV-së.

/Gazeta Blic/

Berisha: PDK-ja do ta ketë të lehtë ta mposhtë VV-në në zgjedhje

‘Deputeti i PDK-së tha se do t’a mposhtin LVV-në në zgjedhje’, flasin nga LVV-ja- Deklaratë qeshare, jashtë realitetit!

Analistët politikë skeptikë- PDK s’do t’a kenë të lehtë luftën për vendin e dytë se për të parin, ‘hiq se hiq’!