Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson do ta mposhtë lehtë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme.
“Gjë më të lehtë se për t’u përgatitur për këto zgjedhje për opozitën nuk ka, nuk ka nevojë për fushatë… ka qenë e vështirë zgjedhjet e kaluara, sepse s’ke pas cka me thënë, s’ke pas indeks krahasus të llojit të qeverisjes, e ke marrë në rrënojë dhe e ke ndërtu deri këtu. Tash kemi indeks krahasimi, vec e merr Albin Kurtin e lëshon, ai I jep gjithë zotimet ja qet listën knej cila është kry” ka deklaruar Berisha raporton Gazeta Blic.
Në lidhje me deklaratën e Berishës kanë folur për “Gazeta Blic” njohësit e zhvillimeve politike.
Politologu, Arbnor Sadiku, tha se deklarata e ardhur nga deputeti i PDK-së është për të motivuar elektoratin për zgjedhje.
Ai tha se të njëjtit s’do t’a kenë të lehtë luftën për vendin e dytë se ‘për të parin, hiq se hiq’
Deklarata nga PDK-ja është më teper për të shkundur dhe motivuar elektoratin e vet për zgjedhje, por, se të lehtë nuk e kanë aspak, dhe s’do kenë te lehtë as luftën për vendin e dytë. Për të parin, hiq se hiq” tha shkurt Sadiku për “Gazeta Blic”.

Arbnor Sadiku, Politolog !
Ndërsa njohësi i zhvillimeve politike, Fidan Ukaj, tha se PDK-ja, si parti që ka udhëhequr me shtetin dikur, mendon t’a rikthej elektoratin dhe përqindjen që kanë patur por se fryma e votuesve është që edhe një mandat t’ia japin LVV-së.
Ukaj tha se kjo nuk nënkupton që Lëvizja Vetëvendosje të mund t’a formojë e vetme Qeverinë.
“Mendoj se të gjitha partitë politike qëllim final e kanë mposhtjen e partisë në pushtet, e partitë në pushtet ruajtjen e përqindjeve që kanë, apo edhe shtimin e asaj përqindje.Megjithatë PDK -ja si parti politike që ka udhëheq me shtetin e si parti e parë dikur, mendon ta rikthej elektoratin e perqindjen qe e kishte dikur me synimet per te qenë parti e parë politike. Megjithate mendoj se fryma votuese është që edhe një mandat me gjase VV-ja të jete parti e pare politike ne vend, e qe nuk nënkputon se mund ta bejë shumicën per te formuar qeverinë” tha Ukaj për “Gazeta Blic”.

Fidan Ukaj, Analist!
/Gazeta Blic/
Berisha: PDK-ja do ta ketë të lehtë ta mposhtë VV-në në zgjedhje


