Lajme

Politologu Maloku: Tentimi i Qeverisë për të ndryshuar gjendjen në Veri, ka qenë i vërejtshëm, por me pasoja për Kosovën

08/29/2024 14:41
nga:Y I

Politologu, Albinot Maloku, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me ndryshimet që kanë ndodhur në pjesën veriore të vendit gjatë qeverisjes 4 vjeçare të Kurtit.

Maloku tha se tentimet për të ndryshuar gjendjen në atë pjesë, kanë qenë të vërejtshme, por me pasoja për Republikën e Kosovës.

“Tentimi i Qeverisë për të ndryshuar gjendjen në Veri ka qenë i vërejtshëm por me pasoja për Republikën e Kosovës, në momente të caktuara sidomos në rrafshin ndërkombëtar dhe në momente të caktuara edhe keqpërdorim për kusure politike të brendshme që nuk e kanë patur efektin e vet dhe kam frikë që do të ketë edhe pasoja për ato veprime”

“Kur them pasoja aludoj sidomos me çështjen e fundit të hapjes për transportin e automjeteve të Urës mbi lumin Ibër që përveçse të krijoj një racionalitet Qeveria e vendit nuk po shoh që do të ketë një ekzekutim të asaj që për muaj të tërë në diskursin publik u bë temë edhe çështje. Kjo edhe efekte të tjera si pasojë e mos-shfrytëzimit të instancave që kanë fuqi vendosëse dhe tentimi për t’i bërë gjërat vetë dhe me popullin krijoi situatën që Kosova është nën masat e Bashkimit Evropian. Përgjithësisht ka qenë një tentim i ndryshimit të gjendjes në pjesën veriore të vendit, u krijuan shumë rrethana mirëpo po them se pasojat për Republikën e Kosovës po vërehen dukshëm si pasojë e mos-pasjes së menqurisë dhe urtësisë si t’i qaset situatave në veri” deklaroi Maloku në përgjigjen dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/