Sporti

Zyrtare: Kepa Arrizabalaga huazohet tek Bournemouth

08/29/2024 11:17
nga:Lorik J

Kepa Arrizabalaga i është bashkuar AFC Bournemouth në formë huazimi, ka konfirmuar klubi i Chelseat.

Portieri zgjati kontratën e tij me Chelsea për një vit dhe do t’i bashkohet Bournemouth në një huazim për një sezon.

Me kontratën e tij që skadon në vitin 2026, Blutë do të shpresojnë që ai të impresionojë me ‘Qershitë’ në ligë këtë sezon, në mënyrë që ta shesin atë për një çmim të mirë verën e ardhshme.

/GazetaBlic Sport