Milani dhe Roma po diskutojnë një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Alexis Saelemaekers dhe Tammy Abraham, por gjithashtu po luftojnë për të njëjtin objektiv në mesfushë pasi, sipas Sky Sport Italia, ata janë gati të paguajnë 15 milionë euro për Manu Kone të Borussia Mönchengladbach.
Të dy skuadrat Roma dhe Milani duan të nënshkruajnë me mesfushorin e Borussia Mönchengladbach, Koné dhe kanë informuar skuadrën e Bundesligës se janë gati të paguajnë 15 milionë euro për të përfunduar transferimin, transmeton GazetaBlic Sport.
Eksperti i transferimeve të Sky Sport, Gianluca Di Marzio pretendon se të dy gjigantët e Serisë A kanë informuar tashmë Gladbach për planet e tyre, por çmimi i kërkuar i skuadrës së Bundesligës është pak më i lartë pasi ata duhet të paguajnë komisione për agjentin e Kone dhe ish-klubin e mesfushorit Toulouse.
Sipas raportit, Milani pritet të kontaktojë sot agjentin e Kone.
Kuqezinjtë kanë dërguar tashmë Yacine Adli në Fiorentina në një marrëveshje huazimi me një opsion për blerje dhe janë duke pritur ofertat saudite për Ismael Bennacer, i cili nuk është stërvitur me ekipin për tre ditët e fundit.
/GazetaBlic Sport/


