Lajme

RTK ka hapur konkursin për tre anëtarë të bordit

08/28/2024 12:43
nga:Y I

Radio Televizioni i Kosovës ka hapur konkursin për plotësimin e tri pozitave të anëtarëve të bordit të RTK-së nga komuniteti shqiptar.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 04.09.2024.

KËTU mund të gjeni thirrjen e plotë.

Hapja e këtij konkursi vie pas dorëheqjes së kryetarit të bordit, Besnik Boletinit, anëtares Arta Berisha dhe anëtarit tjetër, Safet Kabashi.