Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se paga minimale prej 350 euro është poshtërim e se po bëhet për qëllime elektorale.
Sipas Haradinajt, paga minimale qysh sot duhet të jetë 450 euro.
“Kjo pagë minimale është poshtërim.Ata që s’kanë preokupim tjetër përpos si të mbeten në pushtet, gjithmonë në prag të zgjedhjeve, dalin me mashtrimet e radhës për rritje pagash, ulje çmimesh, vende pune e lloj-lloj mrekullirash të tjera.Në kuadër të një fushate për zgjedhje, Qeveria e VV-së, sot paska marrë vendim që të rritet paga minimale në 350 euro.Premtimi për këtë pagë minimale është poshtërim” shkruan Haradinaj raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
LAJMI I FUNDIT: Paga minimale bëhet 350 euro


