Sporti

Nuk ndodhte qe 20 vjet | Ndeshja e La Ligas përfundoi me 0 goditje në portë!

08/25/2024 10:20
nga:Lorik J

Derbi i vogël madrilen mes Getafe-s dhe Rayo Vallecanos në raundin e dytë të La Ligës i ka vënë në gjumë shikuesit në stadiumin Coliseum.

Dy ekipet e përfunduan ndeshjen pa asnjë gjuajtje në portë gjatë gjithë 90 minutave.

Nuk ka pasur asnjë ndeshje në kampionatin spanjoll me 0 goditje të sakta që nga sezoni 2003/04.

Ishte rezultati 0-0 i katërti në 6 ndeshjet e fundit midis Getafe dhe Rayo.

/GazetaBlic