Ish-ministri i Financave, njëherësh deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vizitën e ministrit Xhelal Sveçla me truproje në Trepçë.
Përmes një shënimi në Facebook Hoti thotë se prezenca e Ministrit të Brendshëm dje në Trepçë, i shoqëruar nga truprojet, ‘përbën veprim që e turpëron gjithë qeverinë dhe Ministren e Ekonomisë në veçanti’.
“Në vend se t’i përmirësojnë kushtet për minatorët duke bërë investime, duke gjetur tregje për shitje të mineraleve, duke sjellur investitorë të jashtëm përmes partneriteteve strategjike me shtetet mike për të përfituar edhe politikisht si shtet, këta kërkojnë llogari nga minatorët për dështimet e veta” shkruan Hoti në Facebook raporton Gazeta Blic.
‘Janë këta dështakë që kanë emëruar Bordin dhe Menaxhnentin e Treçës, e jo minatorët’ vazhdon tutje ai.
Reagimi i plotë:


