Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë. Shefi i CIA-s, pas pak pritet të nisë takim në qeveri me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se disa opozitarë dhe analistë janë lodhur duke deklaruar se shefi i CIA-s nuk e takon Kryeministrin Kurti, gjithashtu sipas tij takimi i Kurtit me shefin e CIA-s është një dëshmi e marrëdhënieve strategjike në mes Kosovës dhe SHBA-së
“Disa opozitar dhe analist janë lodhur duke deklaruar qysh shefi i CIA-s nuk e takon Kryeministrin Kurti duke mbjellë dyshime dhe pasiguri, por faktet flasin vetë. Takimi i kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-s, William Burns, është një dëshmi e qartë e rëndësisë së Kosovës dhe marrëdhënieve tona strategjike me SHBA-në. Përgjigja më e mirë ndaj spekulimeve opozitare është puna konkrete dhe angazhimi i vazhdueshëm për të mirën e vendit tonë. Kosova ecën përpara, pavarësisht përpjekjeve për të na penguar. Ramushit, Petritit e LDK-se, ju deshtuan parashikimet për takimin Kurti-Burns”, thuhet në postim. /GazetaBlic/


