Sporti

Trajneri i Dritës, Ramadani: E kemi analizuar mirë kundërshtarin, ndeshja me vlerë më të madhe në karrierë

08/21/2024 17:29
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dritës nesër zhvillon ndeshjen e parë finale të play-offit në UEFA Conference League kundër Legia.

Trajneri i klubit nga Kosova, Zekirija Ramadani u paraqit në konferencë për media para ndeshjes.

Ai tha se skuadra e tij është gati për t’u përballur me Legian, derisa shtoi se tani ka lojtarë më të mirë sesa në vitin 2020, kur Drita ishte mposhtur 2:0 nga klubi polak në garat e UEFA-s.

“Janë skuadër që më shumë mbështetën te kolektivi sesa te individi.

“Patjetër që i kemi bërë disa analiza të Legia-s. Kundërshtari i kaluar ishte më shumë i fokusuar në paraqitje individuale.

“Nuk është ndeshja më e rëndësishme në karrierën time. Kam luajtur më shumë ndeshje të rëndësishme edhe si lojtar edhe si trajner. Por është ndeshja me vlerë më të madhe në karrierë duke e ditur se cfarë na pret pas fitores.

“Në atë ndeshje ka pasur shumë probleme, pasi ka qenë koha e pandemisë. Ka qenë një trajner tjetër në atë kohë. Drita bëri paraqitje të mirë edhe në atë vit, por ekipi im dhe i atij viti ka diferenca të mëdha – tani jemi më shumë kualitativ”, u shpreh trajneri Zekirija Ramadani.