Drejtuesit e Chelsea po vazhdojnë punën për largimin e disa futbollistëve.
Mbrojtësi i krahut, Ben Chilwell, thuhet se i është ofruar Manchester United pasi Enzo Maresca e bëri të qartë se mbrojtësi anglez nuk përshtatet në planet e tij për sezonin e ardhshëm 2024/25.
Djajtë e Kuq janë aktualisht pa një mbrojtës të majtë pasi Luke Shaw dhe Tyrell Malacia janë jashtë fushës për shkak të lëndimeve.
Ky transferim mund të kompletohet në ditët e fundit të merkatos.
/GazetaBlic Sport/