Lajme

Kosova me raste të vazhdueshme të vrasjeve | Kunushevci: Brishtësia e sistemit të sigurisë dhe social nuk ofrojnë kontrollë

08/21/2024 16:45
nga:N K

Në këtë kohë kur ngjarjet që përfshijnë dhunën janë gjithnjë e më të shpeshta në vendin tonë, si dhe shfaqja e tyre është mjaft shqetësuese, është thelbësore të kuptojmë shkaqet e këtij fenomeni.

Sociologu Labinot Kunushevci në një përgjigje me shkrim për GazetaBlic, nxjerrë në pah brishtësinë e sistemit të sigurisë dhe sistemit social si ndër faktorët kryesor që ndikojnë në rritjen e rasteve me vrasje.

Kunushevci, po ashtu thekson se ka mungesë të intelegjencës emocionale tek personat ecila kontribon në shtimin e këtyre rasteve.

“Vrasjet si fenomen po ndodhin për shkak të brishtësisë së sistemit të sigurisë dhe sistemit social të cilët nuk ofrojnë kontroll, asistencë dhe diciplinë të nevojshme. Mungesa e inteligjencës emocionale tek individët fuqizon predispozitat e dhunës, frustrimit dhe hakmarrjes disproporcionale”, u shpreh Kunushevci.

Tutje, ai thotë se edhe mungesa e besimit në institucionet e sigurisë dhe mungesa e perspektivës shoqërore e familjare, krijojnë terrene konfliktuale.

Për të adresuar këto situata si dhe për të parandaluar, sociologu propozon disa masa, duke përfshirë ashëprsimin e kodit penal e zhvillimin e fushatave vetëdijësuese, si dhe mediat të kenë një përçim të mesazheve tek audience.

“Duhet domosdoshmërisht të ashpërsohet kodi penal, të shtohet kontrolli, të zhvillohen kampanja vetëdijesuese dhe gjithsesi mediat të bashkëpunojnë me autoritete sociale, sociologë, psikologë, neuropsikiatëra, për të marrë mesazhe vetëdijesuese”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/