Lajme

Krejt çka dihet për vrasjen në “Kodrën e Trimave”

08/20/2024 23:14
nga:Genita C

Trupi i pajetë i të vrarit në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë pas hetimeve të kryera është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u dërguar për obduksion.

Lagja “Kodra e Trimave” në Prishtinë, u trondit sonte nga vrasja e Xhevdet Millakut, rreth 60-vjeç.

Dyshohet se vrasja u krye nga kunata e tij, Nazmije Millaku, e cila më pas u dorëzua në polici.

Vendi i krimit u rrethua me shirita të policisë dhe u bllokua për qarkullim.

Forca të shumta policore ndodheshin aty, më pas trupi i pajetë i viktimës u largua.

Policia njoftoi se për këtë ngjarje tragjike “hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”.

 

E konfirmon Policia, thotë se gruaja që dyshohet se ekzekutoi kunatin u vetëdorëzua