Sporti

FC Ferizaj prezanton sulmuesin nigerian, Abdeen Temitope Abdul

08/20/2024 11:50
nga:Mergim Rreci

FC Ferizaj ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Abdeen Temitope Abdul.

Abdul së fundmi ishte pjesë e skuadrës Dalvik në Islandë, kurse në edicionin 2022/23 ishte pjesë e Skënderbeut ku në 24 ndeshje shënoi 12 gola, thuhet në prezantimin e klubit, transmeton GazetaBlic Sport.

Ferizaj ka siguruar 4 pikë në dy ndeshjet e para të Superligës së Kosovës, duke e mposhtur Feronikelin dhe duke barazuar me Malishevën.