Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit

08/19/2024 15:41
nga:Genita C

Prokuroria Speciale, ka ngritur ndaj ish shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Siç thuhet në njoftim, Krasniqi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.K.

Sipas aktakuzës i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.