Lajme

Haradinaj me partnerët e koalicionit mbajnë sot konferencë për media

08/19/2024 08:25
nga:G B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të mbajë sot konferencë për media, bashkë me partnerët e Koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët dhe E-30, raporton Gazeta Blic.

Sipas njoftimi për media të AAK-së, konferenca do të mbahet në ora 16:00 në selinë qëndrore të kësaj partie.

Konferenca mbahet pas shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme.

“Kryetari Ramush Haradinaj me partnerët e Koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët dhe E-30, mbajnë konferencë shtypi, sot në ora 16:00, në Selinë qendrore të AAK-së. Kjo pas shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme”, thuhet në njoftim./Gazeta Blic/