Lajme

Rrufeja godet pesë persona në Prevallë, një grua në gjendje të rëndë

08/18/2024 13:56
nga:G B

Rrufeja ka goditur pesë persona në Prevallë.

Lajmin e ka konfirmur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se një grua është në gjendje të rëndë.

“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka  marre informatën se në Prevallë  rrufeja ka goditur  5 persona. Njëra nga viktimat, femër  është në gjendje më të rëndë”, thuhet në konfirmim.