Lajme

Flasin nga Prokuroria në Ferizaj: Dërgohet në mbajtje për 48 orë polici i dyshuar për vrasjen në fshatin Bibaj

08/16/2024 22:02
nga:Sh R

I dyshuari për vrasjen në Bibaj të Ferizajt është ndaluar për 48 orë ka njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Prokuroria ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace”.

Sipas komunikatës dorasi i cili dyshohet se është zyrtar policor dyshohet për veprën penale “Vrasja e rëndë”.

“I dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj z.Shukri Jashari dhe prokurorin kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në komunikatë,

 

Konfirmohet: I dyshuari për vrasjen në Ferizaj është zyrtar policor