Lajme

Konfirmohet: I dyshuari për vrasjen në Ferizaj është zyrtar policor

08/16/2024 21:20
nga:Sh R

Policia ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen në një dasëm në Bibaj të Ferizajt, është zyrtar policor.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar , Majori Qazim Reka, ku tha se zyrtari policor është arrestuar, dhe është njoftuar IPK lidhur me rastin.

“Sot me 16.08.2024 , ne ora 19/25 , ne rrugen Engjell Zefi “ ne fshatin Bibaj komuna Ferizaj , ne parkingun e salles se dasmave ,, Fron Pallac “ na ndodhur një vrasje , me te marr informacionin , menjehere ne vendin e ngjarjes kane dalur njesi policore reaguese dhe hetuesit , sipas informacioneve fillestare i dyshuari per kryerjen e kesaj vrasje eshte nje zyrtar policor , i cili eshte arrestuar , ne lidhje me rastin eshte njoftuar Prokuroria Themelore ne Ferizaj dhe Inspektorati Policor , per informata tjera ju informojme me raport shtese”, tha ai për GazetaBlic.