Lajme

Abazi: Kurti po e përdor Urën e Ibrit për fushatë paraelektorale

08/16/2024 13:41
nga:N K

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për përdorimin e Urës së Ibrit si mjet për fushatë paraelektorale.

Ai ka thënë se i pari i egzekutivit “po përpiqet të largoj vëmendjen nga çështjet më të rëndësishme”.

“Deklarata e presidentes është pjesë e përplasjes së vazhdueshme me Kurtin, një konflikt që ka kohë që po vazhdon mes dy krerëve të shtetit. Toni i presidentes sot ishte i fortë, në përpjekje për të mos u identifikuar si mbështetëse e Bashkësisë Ndërkombëtare në dëm të interesit publik, pasi në fund të fundit, ura ndodhet në Kosovë”, ka thënë Abazi.