Lajme

Pamje nga zjarri i madh në Sferkë të Klinës

08/15/2024 23:57
nga:G B

Fshati Sferkë e komunës së Klinës është përfshirë nga një zjarr i madh ditën e sotme.

Banorët po ndihen të rrezikuar pasi që flakët janë drejtuar kah shtëpitë që gjenden aty afër.

Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Kosova po ballafaqohet që disa ditë me vatra të mëdha të zjarrit, si shkak i vapës së madhe dhe pakujdesisë njerëzore.