Lajme

Tjetër projekt në kryeqytet | Shtyllat Smart drejt finalizimit

08/18/2024 22:33
nga:N K

Për herë të parë qyteti i Prishtinës po bëhet me shtylla Smart, projekt i realizuar me një kosto prej 2.5 milionë euro.

Shtyllat Smart janë shtylla të menҁura, të cilat shërbejnë për pjesën e ndriqimit, e që këto shtylla do të posedojnë edhe pjesën e wifi-së pa pagesë, butona emergjent si dhe senzora të parkingjeve që i identifikojnë saktë se cilat zona janë të lira.

E në këtë projekt është paraparë që të vendosen në kryeqytet 50 shtylla të tilla, dhjetë nga të cilat janë të vendosura tashmë. Por, që në një shtyllë të vetme mund të shfytytëzojnë rreth 500 qytetarë , e që paralelisht në 50 shtyllat mund të kyqen 25 mijë shfrytëzues.

Të gjitha këto detaje i bëri të ditur për GazetaBlic, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku.

“Shtyllat Smart janë një aktivitet që janë planifikuar në vitet e mëhershme për realizim gjatë këtij viti, pra, për buxhetin e vitit 2024 dhe janë shtylla të menҁura nga vetë fjala angleze smart, të cilat i shërbejnë kryeqytetit sidomos në pjesën e ndriqimit, pastaj, pjesën e wifi-së të shpërndarjes së tyre në hapsirë dhe madhësi më të madhe edhe të shfrytëzimit të vetë qytetarëve. Pastaj, kemi butonat e emergjencës që i përfshinë ky ndriqim dhe shumë elemente të tjerë. Ndër të tjera, është edhe ҁështja e parkingjeve, senzorët e parkingjeve që e identifikojnë saktë se cilat zona janë të lira dhe cilat pakingje i shërbejnë qytetarëve që të aktivizohen për shembull në një shtyllë të vetme. Ndërsa, tek pjesa e shfrytëzimit të wifi-së mund të shkojnë deri në 500 persona. Me idenë që kemi paraparë që të bëhen 50 shtylla atëherë deri në 25 mijë vetë mund të inkurajohen paralelisht dhe njëkohsisht”, tha ai.

Lushaku shton se më e rëndësishmja e këtyre shtyllave është se ato janë përpunim i prodhimit vendor, e që janë në bashkëpunim edhe me Prishtina Parking.

“Ideja që në këtë fazë të mbetur të vendosen edhe 40 të tjera, sepse 10 të tjera vec se janë vendosur të njejtat po ju shërbejnë qytetarëve në mënyrë sa efeksae dhe të mirë. Gjithashtu, parashihet se përvec këtyre që i përmenda që i përmban shtylla është me rëndësi me theksu se shtylla si përpunim është prodhim vendor, ndërsa elemente të tjera vinë pastaj në të kontraktuara përmes sisitemit laraven dhe asaj që e ka përpunuar Prishtina Parking në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës”, theksoi Lushaku.

Tutje, thotë se 40 shtyllat e tjera të mbetura do të vendosen në pjesët më kryesore të qytetit, aty ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve.

“Fillimisht janë vendosur në pjesën e sheshit George Bush apo afër katerdales, do të vijojnë të vendosen në pjesët kryesor të qytetit e që janë të themi rruga Agim Ramadani, pastaj, rruga e UÇK-së, rruga Luan Haradinaj, Rruga B e kështu me radhë. Pra, në pjesët ku ka gravitim më të madh e në lagjet ku ka masë më të madhe të njerzëve apo popullsi më të madhe urbane”, u deklarua zëdhënësi Donat Lushaku.

E pjesë e këtyre shtyllave do të jetë edhe sistemi laravel që u mundëson qytetarëve shfytzimin e wifi-së, ndriqim, senzorë të emergjencës e sensorë të parkingjeve.

“Gjithashtu, çka është më rendësi të theksohet tek këto që shpërdoret një sistem i quajtur laravel i cili ka një hapsirë të shfrytëzimit dhe madhësi të operimit me raste edhe deri në nën tokë, pra, u mundëson shfrytëzim të wifi-së, ndricim smart senzorë të emergjencës, senzorë të parkingjeve”, u shpreh ai.

E, për mënyren se si do të menaxhohen këto shtylla, Lushaku tha se kanë edhe mekanizëm mbikqyrës përmes së cilit vërehet saktë se si operohen, si lëshohet ndriqimi, kur mund të ndalen etë tjera, si dhe ka elemente të mbikqyrjes edhe në ҁështjen e parkingjeve dhe të mbeturinave.

Ku sipas tij, bashkëpuntori i këtij projekti “Prishtina Parking” do të ketë edhe vizita fizike.

/GazetaBlic/