Sporti

De Ligt i emocionuar për transferimin e tij te Manchester United: Gjithë pushimet prisja mesazhin se ishte një punë e kryer

08/15/2024 14:03
nga:E K

De Ligt u shpreh i emocionuar për të filluar karrierën te klubi i tij i ri, Manchester United.

Mbrojtësi holandez tha se ishte një çështje që personalisht kishte rënë dakord prej kohësh, megjithatë po priste miratimin e klubit për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq”, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jam shumë i emocionuar. Në fakt kam pritur gjatë! Gjithë pushimet prisja mesazhin se ishte një punë e kryer dhe tani më në fund është. Kështu që mezi pres të filloj”.

/GazetaBlic Sport.