Lajme

Osmani flet për datën e zgjedhjeve

08/15/2024 11:48
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me datën e zgjedhjeve, duke thënë se kanë kohë deri nesër në fund të orarit për vlerësime shtesë nga opozita.

Osmani ka thënë se nesër pas orarit do të dëgjoi vlerësimin e kabinetit, pasi që ata i kanë të gjitha çështjet e ngritura nga partitë.

“Do të kemi kohë deri nesër në fund të orarit nëse kanë vlerësime shtesë, më pas nesër pasi të përfundojë nesër orari, do të dëgjojë vlerësimet e kabinetit tim, ata i kanë të gjitha çështjet e ngritura nga partitë. Është diskrecion i presidentit. Nuk ka dallim një javë më shumë më pak. Nuk bën diferencë të madhe.” – ka thënë Osmani.

Osmani: Nuk kam pranuar asnjëherë kërkesa nga ShBA-ja për ta mbajtur të mbyllur Urën e Ibrit