Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) do të vazhdojë me subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur për GazetaBlic, Sazan Ibrahimi, kryetari i Asociacioni te Komunave të Kosovës.
Ai tutje shtoi, se drejtorët komunalë janë të shqetësuar se me 1 shtator nxënësit nuk do të kenë të gjitha librat shkollorë.
“Drejtorët komunalë të arsimit janë të shqetësuar se me 1 shtator nxënësit nuk do të kenë të gjitha librat shkollorë, bazuar në kohën e shkurtër që mbetet deri në fillimin e vitit të ri shkollor dhe praktikën e vitit të kaluar,” ka deklaruar Ibrahimi.
“Përkundër vonesave në procedura nga ministria, drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA) janë të gatshëm ta ndihmojnë procesin brenda kompetencave të tyre, vetëm që nxënësit të kenë të gjitha tekstet shkollore në ditën e parë të vitit të ri shkollor,” tha Ibrahimi për GazetaBlic.