Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet në dialog me NATO-n dhe jo me Serbinë, raporton GazetaBlic.
Ramadani me këtë i ka reaguar Bashkimit Evropian të cilët po kërkojnë që kjo çështje të zgjidhje në dialog me Serbinë.
Sipas tij, një kërkesë e tjë është e dëmshme dhe e papranueshme.
Shkrimi i plotë:
Ura të hapet në dialog me NATO-n, JO në dialog me Serbinë
Rikthimi i idesë për përfshirjen e hapjes së Urës në dialog me Serbinë në Bruksel është edhe i pavend, edhe i dëmshëm, edhe i papranueshëm.
Serbia nuk ka dhe nuk duhet të ketë VETO për hapjen e Urës në Ibër.
Dialogu për këtë çështje në Bruksel (BE) ka përfunduar moti.
Kosova dhe BE kanë realizuar obligimet e dala nga Marrëveshja.
Rikthimi i Urës në dialog është Veto për Serbinë.
Ndërsa, për hapjen e Urës së Ibrit, duhet më shumë punë me NATO-n dhe më pak fjalë në media!
Hapja e Urës bëhet bashkë me NATO-n dhe KFOR-in.
BE sërish me qëndrim të njëjtë për Urën e Ibrit: Do të futet në agjendën e dialogut Kosovë – Serbi