Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme

08/12/2024 07:22
nga:Genita C

11:00- Fillojnë zyrtarisht punimet e parkut rekreativ “Udha e Gurit”, që përfshin shëtitore, hapësirë gjelbëruese, kënd lojërash e fusha tenisi. (Afër Palestrës Sportive, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

12:00- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie para Prokurorisë Speciale të Kosovës. (Objekti i PSRK-së, rr. “Luan Haradinaj”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

18:15- Mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së Kampionatit Evropian U18 për hendbollistë, që mbahet në Prishtinë nga 12 deri më 18 gusht. Pas ceremonisë, zhvillohet ndeshja Kosova – Belgjika.(Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë)

19:00- Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë mbahet hapja e ekspozitës “Historitë e Vazhdimësisë” që paraqet veprat e jashtëzakonshme të të rinjve nga Kosova dhe Serbia. (Hotel “Grand”, Prishtinë)