Lajme

Të hënën protestohet në Bujanoc, Sinani: Të gjithë bashkë, pa dallim

08/08/2024 10:39
nga:Sh R

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka bërë me dije se më 12 gusht, (e hënë) do të protestohet në Bujanoc.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se shqiptarëve po vazhdojnë t’iu mohohen të drejtat elementare të njeriut.

“Qeveria në Beograd edhe pas përpjekjeve e angazhimit institucional, kërkesat legjitime po vazhdon të mos i përfillë. Prandaj, na duhet çdo formë që për synim ka senzibilizimin e çështjes tonë”.

“Për pozitën tonë, si pakica më e shkelur, rrugës institucionale është koha t’ia bashkangjesim edhe ngritjen e zërit në rrugë”.

“Përmes PROTESTËS.Të gjithë bashkë, pa dallim. Si shqiptarë të diskriminuar. Takohemi më 12 gusht, ditë e hënë, me fillim nga ora 11:00, në Sheshin e Bujanocit”, shkruan Sinani.