Sporti

“Duhet të ma shpjegosh këtë model flokësh” – imazhi i ri i De Bruyne e ka befasuar edhe Guardiolën

08/07/2024 19:05
nga:Genita C

Futbollisti i njohur belg Kevin de Bruyne iu bashkua përgatitjeve të Manchester City pas një pushimi të merituar pas Kampionatit Evropian, por në kampin e qytetarëve ai u shfaq me një imazh të ri.

De Bruyne mbërriti me një stil të ri flokësh, teksa flokët i kishte të lidhura në një bisht të vogël, gjë që befasoi edhe trajnerin e Man Cityt, Pep Guardiola.

“Duhet të ma shpjegosh këtë prerje flokësh”, dëgjohet duke i thënë Guardiola belgut dhe duke bërë shaka për ndryshimin që ka bërë ai.