Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin thotë se autoritetin për urën e Ibrit e ka Kosova.
Serwer në një përgjigje dhënë për GazetaBlic thotë se, mençuria e këtij procesi varet nga realizueshmëria dhe pasojat.
“Ky është një vendim për njerëzit më afër urës se unë. Autoriteti i takon Prishtinës. Mençuria varet nga realizueshmëria dhe pasojat”, tha Serwer për GazetaBlic.
Ndryshe, ambasadorët e QUINT-it në Kosovë kanë thënë se nuk e përkrahin hapjen e urës së Ibrit që ndan Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe dhe atë të Jugut me shumicë shqiptare. Duke folur para mediave, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia dhe NATO-ja, nuk e përkrahin asnjë ndryshim në statusin e urës së Ibrit.
Kujtojmë se, hapja e urës u rikthye si temë muajve të fundit, kur në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut u kërkua një gjë e tillë. Kjo iniciativë mori përkrahjen e Qeverisë së Kosovës.