Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thirrur konferencë për media, raporton Gazeta Blic.
“Të hënën, 5 gusht, ora 12.00, Grupi Parlamentar mban konferencë për media në përmbyllje të sesionit pranveror të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të hënën, 5 gusht, ora 12.00, Grupi Parlamentar mban konferencë për media në përmbyllje të sesionit pranveror të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Konferenca mbahet në zyrën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvend.
Ju ftojmë ta ndiqni!