Zëdhënësi për media në KEDS, Lulzim Krasniqi, në një prononcim dhënë për GazetaBlic, ka treguar për aplikimin e taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor, konform metodologjisë.
“Duke filluar nga sot do të kenë një kosto shtesë, rregullat për shkyqje dhe ri’kyçje e Zyrës së Rregullatorit për Energji, e cila parasheh rastet kur konsumatorët janë subjekt i shkyçjes nga rrjeti elektrik dhe në këtë kontekst duke filluar nga sot shumica e konsumatorëve të cilët nuk e paguajnë energjinë elektrike brenda afatit ligjor, do të kenë një taksë shtesë prej 15 eurosh e cila bashkë me Tvsh-në shkon në 17,70 euro”, tha ai.
Sa i përket çmimeve për biznese për mos pagesën e fakturave me energji elektrike, Krasniqi tregon se çmimi për biznese do të jetë 30 euro, ndërsa për konsumatorët do të jetë 17,70 cent taksë pagese shtesë krahas fakturës së energjisë elektrike.
“Çmimi për biznese është 30 euro, konsumatorët i kanë kuptuar fakturat e energjisë elektrike për muajin korrik të cilët konsumatorët janë të informuar për taksën prej 17 euro, tash e tutje kushdo që është subjekt i shkyqjes do të duhet të paguajë edhe këtë taksë shtesë”, tha zëdhënësi për media i KEDS, Lulzim Krasniqi, për Gazeta Blic.
A ka qenë në fuqi ky rregull më herët?
“Kjo rregull ka qenë që sa kohë në fuqi, mirëpo Kedsi nuk ka dashur t’ua bëjë barrë konsumatorëve, porse tani ka filluar implimentimi i saj sepse ka kosto shtesë operacionale të shkyqjes së konsumatorëve të cilët nuk e paguajnë energjinë elektrike. Pagesat e rregullta të fakturave të energjisë elektrike, d.m.th brenda afatave që parashihen sipas ligjit të fuqi dhe në të cilën fakturë ku shkruhen përpos që është obligim ligjor nuk ka asnjë kosto shtesë, nuk bëhet fjalë për një shumë të caktuar të borgjit, por me fakturën specifike që ka afat kohor se kur duhet të paguhet. Kjo është e paraparë sipas rregullimit për shkyqje dhe rikyqje të Zyrës së Rregullatorit për Energji e cila është e aprovuar e cila ka kohë, aplikimi i kësaj takse është inkurajim për pagesë në kohë të energjisë elektrike nga ana e konsumatorëve dhe ka të bëjë me iliminimin e kostove operacionale dhe procedurale që secila shkyqje nga rrjeti elektrik i konsumatorëve të caktuar i bartë në vete, prandaj është duke u eplimentuar”, potencon Krasniqi.
Ndërkohë, sipas përfaqësuesit të KEDS-it, njëra ndër arsyjet e implementimit të këtij rregulli janë çkyqjet që bëjnë punëtorët e KEDS në teren, ku sipas tij ata duhet të merren specifikisht me këto raste krahas detyrave të tyre që ata i kanë detyrë çdo ditë pune.
“Një punëtor i Keds-it në vend se të merret me detyrat e përgjegjësitë ditore që i ka brenda ditës, duhet të merret me shkyçjen e konsumatorëve të papërgjegjshëm, prandaj është duke u eplimentuar dhe kjo është një rregull e cila implimentohet kudo, edhe në Kosovë ka kompani të tjera siç mund ta dini p.sh Kompania e Ujësjellësit që ka këto tarifa që implimenton për kyçjet dhe shkyçjet e konsumatorëve”, përfundoi Lulzim Krasniqi.
/GazetaBlic/


