Lajme

Djali në Prishtinë i bën për spital babanë dhe vëllanë e tij

08/01/2024 11:59
nga:Y I

Është raportuar në polici se një djalë në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllanë e tij.

Policia ka bërë të ditur se të dy kanë pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij-viktimat meshkuj kosovarë”.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.