Jorginho foli së fundmi për rolin e tij në transferimin e Riccardo Calafiori-t te Arsenal-i.
Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet, ai theksoi se Calafiori është një afrim shumë i mirë për ekipin e “The Gunners”.
“Ai është një transferim shumë i mirë. Ai është një lojtar i ri me të vërtetë i fortë, i cili do t’i japë shumë skuadrës. Ai është një person shumë profesionist, është i uritur për të mësuar dhe është i përulur. Ai ka shumë për t’i dhënë skuadrës, ai mund të rritet dhe mësojë. Mendoj që menjëherë do të krijohet një lidhje e mirë mes tij dhe pjesës tjetër të skuadrës”,-tha fillimisht ish-lojtari i Napolit.
Më tej, Jorginho shtoi se i ka dërguar disa mesazhe Calafiori-t, ku i thoshte se nëse donte të bënte një hap cilësor, Arsenal ishte vendi i duhur.
“Të them të drejtën nuk e njihja shumë mirë, por kur e njoha dhe e pashë nga afër ishte fantastik. Ai ka cilësi të mëdha, i dërgova disa mesazhe ndërsa ne ishin në Europian dhe folën në telefon me të, duke i thënë se nëse dëshiron të bëjë një hap në cilësi dhe të rritet, ky është vendi i duhur për të”-u shpreh Jorginho.


