Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar arsyet se pse në takimin e thirrur me partitë politike nuk ishte i pranishëm kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se kryeparlamentari Konjufca ka shprehur gatishmërinë të jetë në këtë takim, por për shkak se ftesa ishte në nivel të kryetarëve të partive politike, parimisht ai nuk mund të ishte i pranueshëm në takim.
“Nuk e kam parë që dikush e quajti bojkot mospjesëmarrjen e Konjufcës në takim. Sic e dini të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel të kryetarëve partive. Konjufca e ka shprehur gatishmërinë e plotë që të vijë mirëpo meqeënse të gjitha partitë kanë qenë të informuara, këtë parim ekemi mbajtur për të gjithë, ai me mirëkuptim e ka zbatuar”, ka deklaruar Osmani.


